Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Takimet me qytetarë po vazhdojnë të mbahen

2022/11/03 - 3:36

Edhe sot po vazhdojnë të mbahen takimet me qytetarë.
Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, sot i ka dëgjuar të gjithë ata që erdhën për tu takuar dhe kanë bashkëbiseduar lidhur me kërkesat e tyre.
Të gjitha këto kërkesa do të shqyrtohen në suaza të mundësive që jep ligji dhe mundësive që ka Komuna.
Nënkryetarja Suka, qytetarëve që erdhën sot, u ka thënë se kërkesat e tyre do t’ia transmetojë kryetarit të Komunës, me prioritet.
Takimet me qytetarë, çdo të enjte i mbanë kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj.