Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U bisdua për integrimin në shoqëri te komunitetit RAE

2013/05/24 - 12:00

Kryetari i komunës z.Blerim Kuçi dhe  Sara Bonnetin, zyrtare e lartë e drejtave të njeriut dhe përson përgjegjës për Zyrën e OSBE-së në Prizren, kanë biseduar sot për integrimin në shoqëri të komunitetit RAE ( Romë, Egjiptas dhe Ashkalinjë). Znj.Bonneti, pasi ka thënë se edhepërkundër asaj se në komunën tuaj sa i përket komunitetit RAE çdo gjë është si duhet, ajo prap ka kërkuar nga kryetari Kuçi që të mbështesë këtë komunitet për tu integruar në shoqëri. Ndërkaq, kreu i komunës i ka thënë asaj se ky komunitetet edhe pse është pakicë në asnjë moment nuk është i anashkaluar. Përfaqësaues të RAE janë të inkorporuar nëpër komitete dhe në komisione të ndryshme, ata janë pjesë e shoqërisë. Në fund u vendos që të formohet një grup punues që do të hartoj një Plan veprimi për komunitetin RAE, i cili duhet të përmbajë elemente që parashohin punësimin dhe arsimimin e tyre.