Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U hap Qendra komunale për regjistrimin e bizneseve (QKB)

2010/07/01 - 12:00

Zyra e Qendrës për Biznes është pranë ndërtesës kryesore të Komunës së Suharekës. Mehdi Pllashniku ushtrues detyre i kryeshefit të Agjensionit për regjistrimin e bizneseve kosovare në fjalën e tij shpjegoi për rëndësinë e kësaj qendre dhe implementimin e këtij projekti që do të bëhet edhe në qendrat tjera. Ndërkaq Kryetari i Komunës, z.Blerim Kuçi, shprehu mirëkuptimin  e Agjensionit për regjistrimin e bizneseve kosovare që kanë privilegjuar Komunën e Suharekës në fazën e parë të implementimit të projektit duke shpresuar se  për zhvillimin e biznesit  të këtushëm po krijohen lehtësira në procedurat e regjistrimit. Prerjen e shiritit të hapjes së kësaj qendre e bënë Mehdi Pllashniku përfaqësues i ARBK-së dhe Musli Ramshaj përfaqësues i një biznesi të Suharekës. Sot në Komunën e Suharekës përkatësisht në qendrën e biznesit në prani të përfaqësuesve të ARBK-së, bizneseve suharekase, udhëheqësish komunale të Suharekës, mediave e të pranishmëve të tjerë u hap zyra e Qendrës komunale për regjistrimin e biznesit.