Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt debat publik me qytetarë

2010/06/24 - 12:00

 Me qëllimin sa  më të mirë që komuna të jetë sa më afër qytetarëve, me shërbime sa më efikase përmes debatit publik kërkoi ndihmën  dhe bashkëpunimin në pranimin e sugjerimeve, vërejtjeve, ankesave rreth planifikimit të buxhetit të komunës së Suharekës për vitin 2011.

Kryetari në debat para qytetarëve prezantoi projektet e filluara në vitin 2009 dhe të realizuara në vitin 2010, projektet e vitit 2010 në realizim e sipër dhe financimin vjetor të investimeve kapitale komunale për vitin 2010. Nga qytetarët e  pranishëm pati pyetje të shumta rreth projekteve të caktuara .

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt debat publik me qytetarë me q’rast Kryetari i Komunës z. Blerim Kuçi raportoi për punën 100 ditëshe të qeverisjes së tij dhe për projektet prioritare për vitin 2010.