Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt dëgjim publik me qytetarë lidhur me Kornizën afatmesme buxhetore

2010/08/31 - 12:00

 
Drejtoria për ekonomi, financa dhe buxhet para të pranishmëve në dëgjim publik ka prezantuar materialin e përgatitur për planifikimin e buxhetit për vitin 2011. Një fjalë hyrëse dhe përshëndetëse për të pranishmit e mbajti Kryetari i Komunës, Blerim Kuçi, i cili njoftoi se planifikimi i buxhetit është një proces mjaft me rëndësi ku qytetarët duhet të jenë në dijeni për procedurat e shpërndarjes së buxhetit të komunës dhe me sugjerimet, vërejtjet dhe komentet e tyre mund të ndihmojnë komunën në një planifikim sa më të drejtë.
 
Meqë kjo listë prioritare ende nuk është aprovuar nga Kuvendi i Komunës, idetë dhe kërkesat tuaja do të mund të inkorporohen në këtë listë- tha mes të tjerash Kryetari i Komunës, Blerim Kuçi. Të pranishmit u interesuan për projektet e infrastrukturës rrugore, për buxhetin e ndarë për ujin e pijes dhe për çështje tjera me rëndësi.

 Në sallën e Kuvendit të Komunës, u mbajt dëgjim publik lidhur me:
–         Planifikimin e buxhetit për vitin 2011,
–         KORNIZA AFATMESME BUXHETORE,
–         Lista e projekteve  kapitale për vitin 2011.