Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt ekspozita e grurit “Theranda 2010”

2010/07/21 - 12:00

–         në vendin e parë u shpërblye Jashar Muçaj nga Samadraxha ( 5.4 t për ha),
–         në vendin e dytë u shpërblye Burim Gashi nga Reshtani  (5.2 t për ha),
–         në vendin e tretë u shpërblye Ahmet Trolli nga Dragaqina (5 t për ha)
Ndërsa prodhuesi më i mirë në perim-kulturë u shpërblye Arben Beqaj- Studenqan.
Fermerët u shpërblyen edhe nga sponzoruesit : Pro-credit Bank, NTB Bleta, NTP Toni, barnatoret bujqësore: 26 Maji, Agro-Meli, Agro-Jemi, NTP Yllza, NTSH Nori, DPT Agro Kaltrina, Agronomi- Suharekë.

Sot në Komunën e Suharekës u mbajt ekspozita e grurit “Theranda 2010”, me q’rast u shpallën prodhuesit më të mirë të grurit  dhe perimeve. Organizuar nga Drejtoria për planifikim, zhvillim, bujqësi dhe pylltari, në prani të udhëheqësisë komunale dhe shume fermerëve nga komuna e jonë, me një ceremoni festive u ndanë shpërblimet për tri vendet e para, për prodhuesit më të mirë të grurit: