Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt konferenca e radhës me gazetarë

2010/09/22 - 12:00

Kryetari i Komunës z.Blerim Kuçi i përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi për pikat e rendit të takimit ,bëri prezantimin e këtij manifestimi e pastaj fjalën ia dha drejtorit për rini kulturë dhe sport z. Vitor Markaj i cili prezantoi agjendën e aktiviteteve për periudhën një javore të këtij manifestimi. Kryetari z.Blerim Kuçi i informoi gazetarët se sot e nënshkroi marrëveshjen me Ministrinë e Transportit dhe telekomunikacionit për ndërtimin e rrugës Reshtan- Studenqan.
Kryetari iu përgjigj edhe pyetjeve të natyrave të ndryshme që parashtruan gazetarët në takim.

 Në vazhdën e konferencave të rregullta për media, Kryetari i Komunës së Suharekës z. Blerim Kuçi, mbajti sot takimin me gazetarët me ç’rast temë e rendit të ditës ishte “ Festari”, festë tradicionale  e cila organizohet në komunën tonë në javën e fundit të shtatorit.