Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt konferenca e rregullt për shtyp

2010/07/20 - 12:00

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së arsimit, z.Xhemajli Shala, njoftoi për përfundimin e afatit të parë të regjistrimit të nxënësve në dy shkollat e mesme të komunës sonë dhe numrin e vendeve të lira për pranimin e nxënësve në afatin e gushtit si dhe përgatitjet për shpalljen e konkursit për pranimin e kuadrit mësimor në të gjitha shkollat e komunës . Ndërkaq gazetarët u interesuan edhe rreth formës së organizimit të “DIAFEST”-it, pastaj numrin e nxënësve që do të mbesin jashtë bankave shkollore dhe çështje tjera me rëndësi. Në prani të mediave lokale, Kryetari i Komunës, z.Blerim Kuçi mbajti takimin e rregullt me gazetarë, me q’rast u prezantuan aktivitetet që do të realizohen me rastin e manifestimit “DIAFEST”, çështja e regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme dhe zhvillimet e fundit në komunë.
Drejtoria e mërgatës e vetmja e këtij lloji në Kosovë, si qëllim primar ka rritjen e nivelit të shërbimeve për bashkatdhetarët tanë, në bashkëpunim me resorët ku ka të bëj mërgata- tha drejtori i Drejtorisë për mërgatë, z.Zeqir Kurtishaj, me rastin e prezantimit të programit të “DIAFEST”-it.