Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i dytë i jashtëzakonshëm për vitin 2010 i Komitetit për politikë dhe Financa

2010/09/17 - 12:00

 Duke u bazuar në nenin 5 të rregullores së UNMIK-ut 2003/29 baza tatimore do të caktohet sipas zonave të vlerës së tregut në m2, po ashtu duke u bazuar në vend ndodhjen e pasurisë e cila ndikon dukshëm në vlerën e saj në Komunën e Suharekës, ku janë përcaktuar 5 zona të cilat paraqesin ndryshime të theksuara në vlerën e pasurisë. Kështu që pas shqyrtimit dhe diskutimeve anëtarët e KPF-së e aprovuan këtë projekt rregullore. Po ashtu gjatë këtij takimi u bë shqyrtimi i planit të kornizës afatmesme buxhetore për vitin 2011 – 2013 të komunës së Suharekës dhe planifikimi i buxhetit për vitin 2011, e cila u aprovua nga anëtarët e këtij Komiteti. Ndërkaq gjatë këtij takimi u bë edhe shqyrtimi i projekt vendimit për bartjen e tepricave të mjeteve të projekteve të investimeve kapitale në kategorinë e rrogave dhe pagave për vitin 2010, për shërbyesit civil të administratës të Komunës, po ashtu edhe ky projekt vendim u aprovua pas shqyrtimit dhe diskutimeve të frytshme nga anëtarët e KPF-së dhe i shkoi Asamblesë Komunale për procedim të mëtejmë. Në takimin e Komitetit për polikë dhe financa të kryesuar nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z. Vesel Maliqaj, u bë shqyrtimi i projekt rregullores mbi tatimin në pronë për Komunën e Suharekës.