Suharekë
2010/08/04 - 12:00
Në takimin e radhës të KPF-së të kryesuar nga kryesuesi i këtij Komiteti z. Vesel Maliqaj u bë shqyrtimi i projekt vendimit mbi dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore për ndërtimin e ambulancës, e cila i jepet në shfrytëzim të përhershëm për ndërtimin e objektit të ambulancës në kuadër të QKMF-së, parcela 673/0 fleta poseduese nr- 85, me sipërfaqe prej 00.17.00 ha zona kadastrale Reqan, vendi i quajtur “ Varrezat”, pronë e kuvendit të komunës në Suharekë.
Pas një sqarimi të detajizuar nga Drejtori i Drejtorisë për urbanizëm, pronë kadastër dhe ambient z. Kurtesh Fondaj, anëtarët e KPF-së e miratuan këtë projekt vendim, i cili i shkon Asamblesë Komunale për aprovim. Po ashtu gjatë këtij takimi u bë edhe shqyrtimi i projekt vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e të hyrave dhe të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2010, ku me këtë vendim bëhet ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të datës 26.01.2010, ndryshohet për arsye se me vendimin mbi rishikimin e buxhetit të Kuvendit të Kosovës janë rritë disa kategori ekonomike të shpenzimeve, pagat dhe mëditjet, shpenzimet komunale, ndërsa janë zvogëluar mallrat dhe shpenzimet të buxheti i konsoliduar i Kosovës. Anëtarët e KPF-së gjatë një diskutimi të frytshëm me disa ndryshime e aprovuan këtë projekt vendim dhe ua kaluan Asamblesë Komunale.
Anëtarët e KPF-së miratuan edhe projekt vendimin për bartjen dhe alokimin e mjeteve vetanake të realizuara në vitin 2009, të përcillen për shfrytëzim në vitin 2010 dhe raportim financiar i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar- qershor 2010.