Suharekë
2010/05/18 - 12:00
për familjarët e dëshmorëve, i cili u mirëprit nga anëtarët e KPF-së dhe u kërkua që të plotësohet për në takimin e Kuvendit të Komunës. Drejtoria për pronë, urbanizëm dhe kadastër paraqiti projekt vendimin mbi dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore për ndërtimin e ambulancës, ku sqarime rreth këtij projekti dha drejtori i kësaj drejtorie z.Kurtesh Fondaj. Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa gjithashtu aprovuan edhe projekt vendimin mbi dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore për banim social. Ndërkaq nga zyrtari ligjor KPF-ja u njoftua për vendimin mbi formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Suharekës për ndërmarrjen publike “Ekoregjioni”, ku detyrat e këtij komisioni janë të përcaktuara me ligjet që janë në fuqi. Nga drejtori i drejtorisë për shërbime publike u bë prezantimi i njoftimit mbi vlerësimin e rreziqeve për territorin e Komunës së Suharekës. Në takimin e radhës të Komitetit për Politikë dhe Financa u shqyrtua Raporti mbi administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar-Mars 2010, i cili u aprovua unanimisht nga të pranishmit. Në takim gjithashtu u aprovua edhe projekt vendimi mbi ndarjen e banesav