Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U MBAJT TAKIMI I RADHËS I SIGURISË LOKALE

2024/04/24 - 10:04

Takimi  për koordinim lokal të sigurisë në Komunën e Suharekës, mbahet në çdo dy javë ku flitet dhe raportohet për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë si dhe analizohet gjendja e sigurisë dhe raportohet për rastet që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Në takimin   që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka  e cila është edhe kryesuese e takimit,  ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer, e të cilat i kemi publikuar në rrjete sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës, për të cilat jeni njoftuar në detaje.   Ndërkaq,  për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i  Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj , i cili pasi e ka vlersuar situatën të qetë dhe stabile, më pas   ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë  dy jave. Ai ka bërë të ditur se rritja e shumës për ndëshkim të atyre që nuk i rrespektojnë rregullat e trafikut, ka ndikuar dukshëm në uljen e numrit   të rasteve të aksidenteve. Komandanti më pastaj ka bërë të ditur edhe për ligjeratat që po mbahen në shkolla sa i përket vetëdijesimit të nxënësve për mirësjellje dhe për rastet që nuk duhet bërë. Kurse sa i përket tiketave të shqiptuara  janë 472 tiketa për kundervajtje, prej të cilave  janë realizuar 29 urdhëresa të gjykatës.