Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i rregullt koordinues lokal

2010/06/03 - 12:00

 Për gjendjen e sigurisë në komunën e Suharekës foli Komandanti i policisë z. Arsim Berisha ku sipas tij gjendja e sigurisë në komunën e Suharekës është e qetë dhe stabile, kurse sa i përket planeve në polici z. Berisha potencoi se do të fillojnë me implementimin rreth metodologjisë së re të punës në polici, të ndarjeve të sektorëve dhe përgjegjësit e tyre ndërkaq nga komuna kërkoi që t’i ndihmojnë në zbulimin e disa shenjave që janë fshehur nga drunjtë të ndryshëm. Për rrugën një drejtimshe, z. Berisha tha se mund të fillojmë atëherë kur ju si komunë do të vendosni shenjat. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për çështje të ndryshme si për menaxhimin e mbeturinave ku sipas nënkryetarit ky sistem i menaxhimit të mbeturinave po funksionin mjaft mirë  dhe dita ditës po rritet numri i fshatrave për të hyrë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave. Si vazhdimësi e takimeve javore të rregullta të sigurisë edhe sot nënkryetari i komunës z. Bali Muharremaj në prani të përfaqësuesve të KFOR-it, të policisë së Kosovës , të policisë së EULEX-it,  shpalosi rezultatet e arritura të punëve në komunë si dhe planet në javën që vjen, me q’ rast tha se punët në komunë janë duke vazhduar shumë mirë. I njoftoi rreth përgatitjeve për manifestimin e 13 qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Suharekës, po ashtu tha se jemi duke bërë hulumtimet për ujë në bazenat në Shirokë dhe shumë shpejt do të bëhen edhe shpumjet.