Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i rregullt koordinues lokal

2010/08/05 - 12:00

Nënkryetari i komunës z. Muharremaj, tha se sa i përket gjendjes së sigurisë është e mirë, por si problem paraqitet ngarkesa në komunikacion si pasojë e fluksit të madh të mërgimtarëve  që këtyre ditëve [po kalojnë pushimet në Kosovë dhe Suhareka ka vetëm një rrugë magjistrale përmes së cilës duhet të kalohet për në qytetet tjera. Ndërkaq Komandanti i Policisë z. Arsim Berisha shprehu shqetësimin lidhur me kaosin në komunikacion, mirëpo sipas tij zgjidhja për momentin është punimi i dy traseve të rrugës te hyrja prej Prishtinës për në Suharekë. Po ashtu z. Berisha të pranishmit i njoftoi me kërkesën që kanë bërë serbët e fshatit Mushtisht që të bëjnë pastrimin e kishës dhe të varrezave në këtë fshat. Gjatë këtij takimi të cilin e kryesoi nënkryetari i komunës z. Bali Muharremaj, u diskutuan çështjet lidhur me sigurinë në Komunën e Suharekës, ku të pranishëm si gjithmonë ishin përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it, të Policisë së Kosovës, të OSBE-së si dhe zyrtarët komunal.