Suharekë
2010/09/16 - 12:00
Ndër tjerash ai theksoi se punët në ndërtimin e kanalizimit në fshatin Reqan dhe Sllapuzhan po shkojnë mjaft mirë, po ashtu ndërtimi i rrugës në lagjen Hoxha në Budakovë është duke u punuar, në fshatin Bukosh rruga ka përfunduar, po ashtu së shpejti do të fillojnë projekte tjera siç theksoi:ndërtimi i rrugëve lokale në Suharekë, zgjerimi i urës në qytet si dhe ndërtimi i tre vend parkingjeve në qytetin e Suharekës. Z.Muharremaj njoftoi edhe për përgatitjet e Festarit 2010, festë kjo në të cilën do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për gjatë një jave rresht, me një mori aktivitete të ndryshme. Ndërkaq gjatë këtij takimi u dhanë edhe disa njoftime nga përfaqësuesi i ekipit të OSBE-së në Suharekë, z. Sali Elshani i cili i njoftoi të pranishmit duke thënë se dje u realizua një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Po ashtu z. Elshani përmendi de edhe ekipi i OSBE-së do të inkuadrohet në Festar, duke mbuluar shpenzimet për disa aktivitete sportive të personave me aftësi të kufizuar. Përfaqësuesi i policisë dha sqarimet e tija rreth çështjes së sigurisë, i cili tha se gjendja e sigurisë në komunën e Suharekës është e qetë, ku kemi pasur 6 vjedhje nga disa të mitur, mirëpo policia ka arritur t`i zbulojë këta persona, po ashtu ka pasur një tentim vetëvrasje, një kanosje si dhe një shpërthim zjarri në fshatin Sopijë. Në këtë takim fillimisht për zhvillimet gjatë kësaj jave edhe për planet në javët në vijim njoftoi nënkryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, i cili potencoi se jemi në vlugun e madh të punimeve të disa projekteve.