Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i shtatë me radhë i Kuvendit të Komunës së Suharekës

2010/08/13 - 12:00

Kështu pas shumë diskutimeve u aprovuan projektvendimi mbi dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore për ndërtimin e ambulancës, e cila i jepet në shfrytëzim të përhershëm për ndërtimin e objektit të ambulancës në kuadër të QKMF-së, parcela 673/0 fleta poseduese nr- 85, me sipërfaqe prej 00.17.00 ha zona kadastrale Reqan, vendi i quajtur “ Varrezat”, pronë e kuvendit të komunës në Suharekë.
Po ashtu gjatë këtij takimi u aprovua  edhe projektvendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e të hyrave dhe të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2010, ku me këtë vendim bëhet ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të datës 26.01.2010, ndryshohet për arsye se me vendimin mbi rishikimin e buxhetit të Kuvendit të Kosovës janë rritë disa kategori ekonomike të shpenzimeve, pagat dhe mëditjet, shpenzimet komunale, ndërsa janë zvogëluar mallrat dhe shpenzimet të buxheti i konsoliduar i Kosovës.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës  miratuan edhe projekt vendimin për bartjen dhe alokimin e mjeteve vetanake të realizuara në vitin 2009, të cilat duhet të përcillen për shfrytëzim në vitin 2010.
 Para anëtarëve të Kuvendit të Komunës nga Kryetari i Komunës dhe nga drejtori i Drejtorisë për ekonomi, buxhet dhe financa u raportua për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën  janar-qershor 2010.

Sot u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt për vitin 2010 e Kuvendit të Komunës së Suharekës i   kryesuar nga kryesuesi i këtij Kuvendi z. Vesel Maliqaj. Në takim u aprovuan disa projektvendime të përgatitura nga sektorë të ndryshëm të drejtorive komunale.