Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i sigurisë lokale

2019/01/17 - 1:11

Gjatë javës në Komunën e Suharekës sa i përket sigurisë janë raportuar këto raste: një vjedhje në Xhaminë e Bardhë ( ku është vjedhur baza e të dhënave- kamerave dhe 120 euro metalike) si dhe ka ndodhur një dhunë familjare në Duhël, ku është arrestuar një përson. Kështu ka thënë Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, në takimin e rregullt javor të sigurisë lokale. Ndërkaq për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë ka fol, kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës. Ajo ka fol për takimin e kryetarëve të komunave të Kosovës në Qeverinë e Kosovës,  ku ishte pjesëmarrëse nënkryetarje, pastaj për vizitën e përfaqësuesve të Bankës Botërore rreth ngritjës së Pendës në Dragaçinë, ku ishin prezentë edhe zv.kryeministri  Enver Hoxhaj, deputeti Blerim Kuçi, ish ministrja tani këshilltare e Haradinajt Albena Reshitaj.