Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt testi i arritshmërisë për klasat e nënta

2010/06/30 - 12:00

 Në shkollën fillore “ 7 Marsi “ u mbajt testi në 16 paralele ku iu nënshtruan testit377 nxënës nga shkollat: “Dëshmorët e Grejkocit“-Grejkoc,“Migjeni“-Gjinoc, “V.P.Skodrani“-Leshan,“Flamuri i Arbërit“-Reshtan,“Kongresi i Manastirit“- Studenqan, “Dituria“- Samadraxhë dhe “28 Nëntori“- Doberdelan.Në SHMT “Skënder Luarasi“ u mbajt testi në 20 paralele ku iu nënshtruan testit425 nxënës te shkollave fillore “Hasan Prishtina“- Semetisht, “Bajram Curri“- Nishor, “Dëshmorët e Tivarit“- Peqan, “Ramë Bllaca“- Bllacë, “Sadri Duhla“- Duhël, “Naum Veqilharqi“- Muhlan, “Lidhja e Prizrenit“- Budakovë, “Dëshmorët e kombit“- Vraniq, “Vëllezërit Frashëri“- Bukosh dhe “Iliria“- Savrovë.Testi është mbajtur nen përkujdesjen e zyrtareve te MASHT-it, DKA-se dhe  administruesve dhe vëzhguesve, të caktuar nga DKA, të cilët kanë qenë të shpërndarë nëpër të gjitha paralelet dhe gjatë procesit të testimit nuk është vërejtur ndonjë parregullsi. Në komunën e Suharekës  u mbajt testi i arritshmërisë për klasat e nënta ne tri shkolla të Komunës së Suharekës:
– Në gjimnazin “Jeta e re“ u mbajt në 20 paralele ku u testuan 514 nxënës nga shkollat fillore “7 Marsi“- Suhareke, “Shkëndija“- Suharekë, “Edit Durham“-Mushtisht, “11 Marsi“- Sopijë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“- Sallagrazhdë, “Drita“- Gelancë dhe “Shkolla e re“- Suharekë.