Suharekë
2010/06/07 - 12:00
Matura shtetërore është e veçantë sepse vlerëson njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve të cilat i kanë përvetësuar në shkollën e mesme të lartë. Provimi i maturës përbëhet nga lëndët e përgjithshme mësimore : gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë si dhe lëndët zgjedhore që veçojnë tipin e gjimnazit apo shkollës profesionale. Testi ka përmbajtur 100 pyetje me alternativa të shumëfishta. Në Komunën e Suharekës janë testuar nxënësit e dy shkollave të mesme: nxënësit e Gjimnazit “ Jeta e Re” dhe të SHMT “ Skënder Luarasi, ku nga Gjimnazi “ Jeta e Re” janë testuar 617 nxënës ndërsa nga SHMT “ Skënder Luarasi” 227 nxënës. Komisioni ka qenë i përbërë nga përfaqësues të MASHT-it, përfaqësues nga DKA dhe Drejtori i shkollës. Administruesit kanë qenë nga komuna e Prizrenit. Sipas përfaqësuesve të DKA-së në Suharekë çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë procesit të testit kombëtar të maturës 2010. Rezultati i testit kombëtar i maturës 2010 do të del më 15 qershor.
Më 5 qershor nga ora 10:00 në tri qendra mësimore në Gjimnazin “ Jeta e Re”, në SHMT “ Skënder Luarasi” dhe në shkollën fillore “7 Marsi” u mbajt testi kombëtar i maturës 2010.