Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt tryeza “Avansimi i pozitës së fëmijve me aftësi të kufizuar”

2013/04/26 - 12:00

Nën organizimin e Grupit të Grave Këshilltare të Komunës së Suharekës dhe në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete, sot në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Felbahut” u organizua tryezë në të cilën u diskutua rreth temës: “Avansimi i pozitës së fëmijve me aftësi të kufizuar”. Në këtë tryezë, morri pjesë edhe kryetari I komunës z. Blerim Kuçi, I cili tha se “Temat që organizojnë gratë janë tema të ndieshme dhe të rëndësisë së veqantë. Ne kemi pas disa debate dhe tema që kanë të bëjnë me aktivitetet e grave, por tema që po debatojmë sot është temë që do përkrahje institucionale të cilën me gjithë dëshirë do ta bëjmë. Në tryezë ishte i    pranishëm edhe drejtori I NDI-së në Kosovë, Alexandër Chavarria, i cili është partner strategjik I Grupit të Grave Deputete. Për mos kujdesin e mjaftueshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe për nevojën e mbështetjës që kanë   fëmijtë me aftësi të kufizuara, ka fol Kymete Bajraktari, deputete e Parlamentit të Kosovës.