Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajte takimi i dytë i KPF-së për këtë vit

2021/02/18 - 11:28

 

 

KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) ka mbajtur takimin  e dytë  për këtë vit me këtë rend dite:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike: 3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pelqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës publike: 4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të realizuar në vitin 2019 dhe vitin 2020 për shfrytëzim në vitin 2021: 5.Njoftim për planifikimin e planit të prokurimit për vitin 2021; 6.Raporti vjetor i zyrës së prokurimit për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2020;

Për të gjitha pikat u diskutua nga anëtarët e KPF-së dhe u dhanë sqarime, kurse më pastaj edhe u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës.