Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U nënshkrua memorandumi mirëkuptimit për 200.000 fidane të dredhëzës

2018/05/28 - 3:56

 

Drejtoria për Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, të cilën e përfaqëson Drejtori Xhevxhet Gashi dhe Kompania “ISEFERI”, të cilën e përfaqëson Drejtori Bajram Seferaj, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, për projektin:

“Rritja e sipërfaqeve të prodhimit me dredhëz industriale, varieteti Senga Sengana, në sipërfaqe prej 5.0 ha, në Komunën e Suharekës”

Qëllimi i kësaj marrëveshje është mbështetja e fermerëve në rajonin e Suharekës, në kultivimin e dredhzës industriale, përmes mbështjes me 200. 000 fidaneve me këtë kulturë.