Suharekë
2022/10/27 - 1:19
Komuna e Suharekës sot në 20 – vjetorin e vrasjës, ka përkujtua ish kryetarin e saj Ukë Bytyçin dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin të cilët u vranë menjëherë pas fitorës së LDK-ës në zgjedhjet lokale në këtë Komunë. Në Akademinë përkujtimore që u mbajt me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, në mes tjerash ka theksuar: “ Figura e Ukës ishte unike dhe e pa përsëritshme, perms përsonalitetit të tij e kuptojmë shembullin e atdhedashurisë dhe përkushtimin për lirinë e vendit. “Ndërsa në emër të strukturave politike të LDK-së, ka fol Anton Çuni, i cili tha se sot jemi mbledhur për të kujtuar dhe nderuar njërin nder figurat më emblematike të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, figurën e bashkëpuntorit të ngusht të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, njiherit simbolin e luftës dhe të paqës – Ukë Bytyçin”. E në emër të familjës së Ukë Bytyçi, të pranishmit i ka përshëndetur dhe njikohësisht i ka falenderuar për pjesmarrje djali i tij Flamuri.
Në Akademi, siç është bërë traditë tashmë, u nda edhe çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepët për udhëheqje dhe punë të mirë e që i është ndarë pronarit të Kompanisë “Cima contruction “ Arsim Kabashit.
Në fund u vunë kurora lulesh nga delegacione të ndryshme te shtatorja e Ukës, mbi varrin e tij në Semetisht dhe në ate të Bajram Bytyqit dhe Bafti Bajramit në fshatin Nishor