Suharekë
2010/06/01 - 12:00
Në ora 11:00 në lokalet e Qendrës rinore “ Shtëpia e Fellbahut, në prani të nënkryetarit të komunës z. Bali Muharremaj, të Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport z. Vitor Markaj, të disa zyrtarëve komunal, përfaqësuesve të LMT-së, të policisë së komunitetit, përfaqësuesve të OJQ-ve, përfaqësuesve të mediave dhe shumë nxënësve u mbajt debat me temë kundër duhanit.. Hapjen e këtij debati e bëri nënkryetari i komunës z. Bali Muharremaj, me q’ rast i falënderoi të gjithë ata të cilët u angazhuan për realizimin e këtij debati dhe tha se pasi që Ligji kundër duhanit është në fuqi, do mundohemi që edhe komuna e Suharekës të bëjë hartimin e një rregullore që do ta ndalojë pirjen e duhanit në institucionet publike. Ndërkaq prezantimin e ligjit për duhan dhe interpretimin e tij e bëri znj Habibe Bytyqi- koordinatore për të drejta e njeriut- juriste, e cila pos tjerash shtoi se ne si komunë çdo herë në kuadër të kësaj dite kemi mbajtur aktivitete vetëdijësuese dhe në ligj parashihet që të mbahen aktivitetete senzibilizuese nga institucionet publike, ato arsimore dhe shëndetësore në mënyrë që të marrim masa parandaluese që qytetarët tanë të njoftohen për pasojat që i shkakton duhani, ndërkaq duke diskutuar më tej tha se komuna do të fillon të gjejë mekanizma tjerë për ta ndaluar pirjen e duhanit në institucione publike. Gjatë këtij debati pati pyetje ndër më të ndryshmet lidhur me këtë temë dhe në fund u arrit një konkluzion, ku i rekomandohet komunës që të harton një rregullore që e ndalon pirjen e duhanit në institucione publike dhe pas hartimit të kësaj rregullore t’i përcillet Asamblesë Komunale për aprovim. Po ashtu në orët e pasdites në Shtëpinë e Kulturës “ Ukë Bytyqi” u dha një shfaqje teatrale me mesazh kundër dukurive negative, ku ishin të përfshirë duhani, trafikimi i qenieve njerëzore dhe shumë dukuri negative të cilat tani më po dominojnë edhe në shoqërinë tonë. Kjo shfaqje u përgatitë nga “ Tetari i ëndrrave” i Komunës së Suharekës dhe u përcjellë nga nxënës, prindër dhe artdashës tjerë të Komunës së Suharekës. Me rastin e 31 majit – Ditës botërore kundër duhanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, gjegjësisht Sektori i Rinisë në bashkëpunim me këshillin e veprimit rinorë lokal dhe koordinatoren e njësitit për të drejtat e njeriut zhvilloi aktivitete të shumta me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve për pasojat që i shkakton përdorimi i duhanit. Fillimisht gjatë kësaj dite u mbajt një ndeshje miqësore në volejboll në mes dy ekipeve, nxënëse të shkollave fillore në Palestrën sportive “ 13 qershori”.