Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U zhvillua një aktivitet në muajin sensibilizues kundër kancerit të gjirit – Tetori Muaji Rozë

2024/10/10 - 8:19

Me moton: “Eja mos hezito”, Komuna e Suharekës, nën patronatin e kryetarit Bali Muharremaj, sot ka zhvilluar aktivitet Muaji Tetor – Muaji Rozë Muaji i Ndergjegjesimit te Kancerit te Gjirit.  Në ambientin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” është mbajtur një program ku kishte fjalime rreth kësaj teme, u mbajtë një Ligjeratë, si dhe u dha një shfaqje. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka premtuar se përkrahja nga Komuna si derime tash nuk do të mungojë asnjë herë. Me një fjalë rasti u paraqit edhe nënkryetari i Parlamentit të Kosovës  Enver Hoxhaj. Ndërkaq Ligjeratën rreth kësaj teme e ka mbajtur Nazmi Kolgeci, kirurg torokal dhe drejtor i Klinikës kirurgjike torokale. Emocionuese ishte fjalimi i të mbijetuarës nga kjo sëmundje Laureta Fondaj.