Suharekë
2024/01/26 - 2:07
Me grupin punues të QKZhGJ nga Komuna e Suharekës, përfaqsuesit e UNDP-së kanë mbajtur sot një takim në kuadër të Projektit “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” – Projekti SLCA, ku janë prezentuar rezultatet nga viti 2023 dhe objektivat për vitin 2024. Nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka fillimisht ka falenderuar për ndihmën dhe mbështetjën e donatorëve, ndërsa më pas ka shtuar se këtë Projekt e kemi mirëpritur ne si Komunë ku kemi formuar menjëherë grupin punues nga ekspert të fushave të ndryshme dhe rezultatet janë evidente kur në dhjetor të vitit 2023 kemi inauguruar sistemin solar në dy ndertesa publike në ate të QKMF-së dhe në Bibliotekën e Qytetit.
Ndërsa prezentimin e punës që është bërë dhe rezultateve që janë arritur e ka bërë Kordinatorja e QKZhGJ, znj Merita Koqi. Edhe menaxherja e Projektit SLCA znj. Xhevrije Berisha ka fol për për rezultatet e Projektit “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” – Projekti SLCA