Suharekë
2024/02/08 - 10:16
Takimet me qytetarë, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj po i vazhdon si zakonisht çdo të enjte. Këtu vijnë qytetarët dhe takohen me kryetarin e Komunës. Edhe sot kanë vazhduar takimet me qytetarë të shumtë që kanë ardhur nga të gjitha anët.
Këto takime Komuna do ti mbajë në vazhdimësi, sepse zëri i qytetarit duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre duhet të shqyrtohen një nga një. Kryetari Muharremaj, thotë se :” I dëgjoj me vëmendje për secilen kërkesë, vërejtje dhe sygjerim, pastaj jap përgjigje në pyetjet e tyre si dhe në zgjidhjen e problemeve që kanë”