Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Zyra rajonale e OSBE-së i dhuron fjalorë Zyrës për përkthime në Suharekë

2010/07/28 - 12:00

Këta fjalorë sot zyrtarisht ju dorëzuan drejtorit të Drejtorisë së administratës  z.Reshit Makica , i cili  ia dha  në dispozicion zyrtarit për përkthime në Komunën e Suharekës. Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë donatorëve të cilët në forma të ndryshme përkrahin komunën tonë dhe në këtë rast një falënderim i veçantë, shkon për Zyrën rajonale të OSBE-së në Prizren, e cila vazhdimisht ka ndihmuar komunën tonë në aspektin këshillëdhënës, por edhe me përkrahje materiale siç është rasti i sotëm me dhurimin e këtyre fjalorëve, të cilët do të ndikojnë në rritjen e efikasitetit të shërbimeve. Zyra rajonale e OSBE-së në Prizren, ekipi i komunitetit, pas një hulumtimi të bërë me zyrat për përkthime në regjion, ka identifikuar nevojat dhe kërkesat për ndihmë dhe efikasitet të përkthyesve të gjuhës serbe, për nevojat e komunave: Dragash, Rahovec dhe Suharekë. Pas këtij hulumtimi, është vlerësuar se këto zyra kanë nevojë për fjalorë dhe për këtë arsye ekipi i komunitetit të Zyrës rajonale të OSBE-së në Prizren, ka siguruar fjalorë shqip-serbisht, fjalor anglisht-serbisht, leksionin frazeologjik serbisht-anglisht, fjalorin për fjalë të huaja, fjalorin e komunikimit zyrtar.