Suharekë
Komunën e Suharekës, si njësi territoriale, e përbëjnë: qyteti i Suharekës, lagjet urbane dhe fshatrat. Territori i Komunës përfshin Suharekën dhe këto 42 vendbanime: Bllacë, Budakovë, Bukosh, Breshanc, Delloc, Dobërdelan, Dragaqinë, Dubravë, Duhël, Dvoran, Greikoc, Greiçec, Gelancë, Gjinoc, Javor, Kastërc, Krushicë e Epërme, Krushicë e Poshtme, Leshan, Luzhnicë, Maqitevë, Mohlan, Mushtisht, Nepërbisht, Nishor, Papaz, Peqan, Popolan, Qadrak, Reshtan, Reqan, Savrovë, Samadrexhë, Sallagrazhdë, Semetisht, Sllapuzhan, Sopijë, Stravuçinë, Studençan, Tërrnje, Vërshec dhe Vraniç.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2017, Komuna e Suharekës ka 41 vendbanime, ku jetojnë 88.126, banorë në një sipërfaqe prej 361.78 km² me dendësi banimore prej 165 banorë/km².
Sipërfaqja km2 | Numri i banorëve rezident 2011 | Numri i banorëve jo-rezident 2011 | Dendësia
(banorë/km2) |
Lartësia mesatare mbidetare |
361.78 | 59.722 | 28.418 | 165 | 455 m – 1760 m |