Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Pozita gjeografike

Komuna e Suharekës gjendet në pjesën jugore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Prizrenit, Mamushës, Rahovecit, Malishevës, Lipjanit, Shtimes, Ferizajt dhe Shtërpcës.
Shtrihet në gjerësi gjeografike veriore prej 42°15’ – Parku Nacional “Sharri” (jugu), 42°30’ – Malet e Berishës dhe Javori (veriu). Gjatësia gjeografike lindore: 20°45’- komuna e Rahovecit (perëndim), 21°00’- Malet e Jezercit, Guri i Dellocit (lindje).
Komuna e Suharekës është e rrethuar me male të larta dhe atë në veriperëndim me malet e Pagarushës dhe të Temeqinës me lartësi mbidetare prej 796 deri 828m, në veri me ato të Carralevës 922 deri 1, 048m, në lindje me malet e Jezercit 1, 677m (Kryet e Ahishtës) dhe në jug-lindje me malet e Sharrit 2, 092m (Dera e Pashës) derisa në perëndim shtrihet rrafshina (ultësira) e Prizrenit. Lartësia mesatare mbidetare në komunë është 455m. Sipërfaqja e kësaj komune është 361.78km² (informate e sakte??) që mbulon 3.3 % të territorit të Kosovës. Nga sipërfaqja e komunës (prej 36 099ha) 15,074ha ose 41.7% janë të mbuluara me pyje, 19,373ha ose 53.7% janë tokë bujqësore dhe 1,652ha ose 4.6% sipërfaqe tjetër.
Tabela 1 Gjatësia (km) e vijës kufitare me komunat fqinje

Perim. i Suharekës Prizren Mamushë Rahovec Malishevë Lipjan Shtime Ferizaj Shtërpce
105.24 19.36 5.66 6.49 25.38 5.70 25.60 8.48 14.23