Emri: Kymete Bajraktari
Data e lindjes: 26.01.1971
Statusi martesor: E martuar
Edukimi: FShMN-dega e fizikës
PËRGJEGJËSITË
DREJTORIA PËR ADMINISTRATË TË PËRGJITHSHME
9.1 Në kuadër të drejtorisë për administratë të përgjithshme do të jenë këta 4, (katër) sektorë dhe 1, (një) njësi si vijon;
- Sektori i qëndresë për shërbime të qytetareve (QSHQ-ja)
- Sektori i gjendjes civile;
- Sektori i arkivit;
- Njësia për mbrojtjen nga diskriminimi;
- Drejtoria për Administratë të përgjithshme, do të jetë përgjegjëse për:
- pritjen e qytetarëve;
- pranon kërkesat dhe ankesat e kompletuara nga qytetaret dhe subjektet tjera;
- përcjellë kërkesat e kompletuara në drejtoritë përgjegjëse për shqyrtim dhe vendosje;
- këshillon dhe jep ndihmë juridike-administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave;
- pranon kërkesa tjera, drejtuar organeve komunale dhe kërkesat lidhur me qasje në dokumente zyrtare;
- bashkërisht me drejtoritë angazhohet që procedurat e komunikimit me qytetarë të jenë të standardizuara në formular të cilët garantojnë kontroll të plotë të zbatimit të ligjshmërisë;
- pranon, evidenton, protokollon si dhe shpërndan të gjitha kërkesat e qytetarëve si dhe shkresat tjera zyrtare nëpër adresat së cilave iu drejtohen;
- bënë pranimin dhe arkivimin e lëndëve të përfunduara nga ana e drejtorive përkatëse dhe të njëjtat i arkivon në depon arkivore të Komunës, ose drejtpërdrejti në arkivin ndër-komunal;
- lëshon kopje të lëndëve arkivore për qytetarë dhe subjektet tjera në harmoni me ligjet në fuqi;
- ushtron edhe detyrat tjera që lidhen me arkivimin dhe lëndën arkivore në pajtim me ligjin;
- kujdesi për shërbimet postare, shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtës së objekteve;
- mirëmbajtja e pajisjeve të teknologjisë informative brenda organeve të komunës dhe institucioneve e organizatave tjera në vartësi të saj;
- shërbimet e gjendjes civile që përfshijnë statusin civil të qytetarëve,
- regjistrimin e të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve;
- lëshimin e certifikatave që dëshmojnë gjendjen civile të qytetarit, duke përfshirë edhe certifikatën e vendbanimit, certifikatën familjare si dhe ndërrimin dhe korrigjimin e emrit personal;
- të gjitha punët tjera nga kompetencat e deleguara nga pushteti qendror;
- ofron shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e saj,
- menaxhon auto-parkun e automjeteve;
- kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare etj
- ofron mbështetje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe planeve lokale për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi në komunën përkatëse;
- në koordinim të ngushtë me strukturat tjera organizative që veprojnë në kuadër të Komunës, promovon mbrojtjen nga diskriminimi në të gjitha politikat/ dhe funksionet e Komunës;
- informon dhe udhëzon në formën verbale apo të shkruar për të drejtën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe për mjetet ligjore të disponueshme për këtë mbrojtje për të gjithë punonjësit dhe personat që pretendojnë që janë të diskriminuar; dhe
- kryen edhe punë tjera që lidhen me transportin brenda organeve të komunës dhe në raport me institucionet dhe organizatat tjera në vartësi të saj.
9.3 Numri i të punësuarve në Drejtorinë për administratë të përgjithshme është tridhjetë e gjashtë (36).