Emri: Labinot Halitjaha
Data e lindjes: 16.02.1984
Vendbanimi/adresa : Mushtisht
Statusi martesor: I martuar (baba I 3 fëmijëve)
Edukimi: Master I shkencave Juridike – Drejtimi FINANCIAR
PËRGJEGJËSITË
Drejtoria për Ekonomi , Financa dhe Buxhet
Përshkrimi I detyrave dhe përgjegjsive
– Ndihmon kryetarin e komunës në përgatitjen e projektbuxhetit para paraqitjes së tij në
Komitetin për Politikë e Financa dhe Kuvendin e Komunës;
- Bënë planin dinamik të realizimit të projekteve dhe alokimit të mjeteve për zërat buxhetor;
- Ofron këshilla profesionale për organet komunale lidhur me menaxhimin e buxhetit;
- Mbikëqyrjen e procedurave dhe mjeteve buxhetore,pranimin e raporteve mujore për dinamikën e realizimit të projekteve nga drejtorët dhe zyra e prokurimit;
- Planifikon pasqyrën e rrjedhës së parasë së gatshme;
- Është përgjegjëse për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare;
- Planifikon,përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale të subjekteve të caktuara në komunë,shkallën e ngarkesës,tarifën nga lëmi i tatimit në pronë,taksave,tarifave dhe gjobave komunale;
- Planifikimin e të hyrave vetanake të komunës dhe evidentimin e të gjitha të hyrave tjera;
- Bënë menaxhimin ,mban evidencën dhe harton rregulloret nga tatimi në pronë;
- Bënë mbikëqyrjen dhe përcjelljen e dinamikës së realizimit të të hyrave vetanake për të gjitha drejtoritë;
- Bënë regjistrimin ,mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e pasurive komunale;
- Krijimin e një kornize të përshtatshme për ekonomi të qëndrueshme lokale;
- Caktimin e prioriteteve për investim në komunë, si dhe koordinimin e tyre me MEF, në bashkëveprim me Kryetarin e Komunës;
- Hartimin e politikës së zhvillimit ekonomik, propozimin e masave për zhvillimin ekonomik të komunës;
- Hartimin e planit strategjik të zhvillimit ekonomik të komunës, duke i përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë, si në aspektin afatshkurtër, ashtu edhe në aspektin afatgjatë;
- Vënja e këshillave për afaristë të ndryshëm për mundësinë e investimeve ,orientimin e kapitalit të tyre në veprimtaritë prodhuese e profitabile por edhe perspektivë.
- Bashkëpunim me MTI-në rreth mundësisë së koordinimit të punëve dhe të aktiviteteve për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Komunë.
- Hartimin e rregulloreve për tarifa,ngarkesa dhe gjoba komunale si dhe rregullore tjera të nevojshme për drejtorinë.
- Bashkëpunimin dhe koordinimi i punëve rreth partneritetit publiko privat .
- Bazuar në Rregullore dhe udhëzime administrative nga ARBK bënë regjistrimin e bizneseve në teritorin e komunës,ndryshimet në biznes dhe shuarjen e biznesit.
- Pajisjen e bizneseve me certifikata biznesi.
- Pajisjen e bizneseve me certifikata ,nr.fiskal,llojin e biznesit ,adresa ,kapitali ,nr.punëtorëve ,veprimtaritë si dhe agjentin e regjistruar.
- Përcjellja dhe zbatimi i politikave zhvillimore të bizneseve ,trajnime,këshilla si dhe hulumtime të tregut.
- Ofrimin e trajnimeve dhe këshillimëve në lëmin e bizneseve