BIOGRAFIA MIHRIJE SUKA
E lindur me datë 15.10.1958 në Suhareke, ka përfunduar shkollën fillore dhe gjimnazin “Jeta e Re” – drejtimi shkencave natyrore , studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtins, ka marr titullin Ekonomiste e diplomuar.
Përvoja e punës
Në janar të vitit 1985 është punësuar në “IGK Ballkan” në Suharekë në sektorin financiar “Ballkan Banka” dhe pas masave të dhunshme nga regjimi i atëhershëm serb, në gusht të vitit 1990, u largua nga puna.
Gjatë kohës së paraluftës, ka dhënë koontribut si mësimdhënëse në SHMT “Skënder Luarasi”.
Pas luftës për 5 vite me radhë ka udhëhequr OJQ-në “Qendra për mbrojtjen e grave dhe femijëve“ dega në Suharekë dhe së bashku me ekipin e përbërë nga gratë profesioniste kanë punuar me gra dhe femijë në të gjithë territorin e Komunës së Suharekës në këto programe: Arsimin shëndetësor, të drejtat e njeriut, përkrahje psiko-sociale dhe aftësim përmes kurseve të ndryshme.
Nga shtatori i vitit 2005, përsëri i’u kthye arsimit dhe edukimit në SHMT “Skender Luarasi” dhe në SHMP “Abdyl Ramaj”, profesoreshë e lëndëve ekonomike.
Po ashtu është emëruar Koordinatore për cilësi në të njejtën shkollë.
Në janar të vitit 2018 është emëruar Nënkryetare e Komunës së Suharekës, ku me ndërgjegje të plotë dhe përkushtim maksimal ka qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Nënkryetarja Suka, tani është në mandatin e dytë, e emëruar në fillim të vitit 2022.