Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrës për Integrime Evropiane:

2.1 Ofron mbështetje, këshilla dhe ekspertizë profesionale Kryetarit të Komunës dhe Drejtorëve Komunalë në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të komunës në fushën e Integrimeve Evropiane, duke marrë parasysh dhe me qëllim të kryerjes së obligimeve që dalin për Komunën nga të gjitha dokumentet strategjike nacionale për Integrim Evropian dhe marrëdhëniet Kosovë – BE

2.2 Koordinohet ngushtë me Kryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat tjera vendimmarrëse komunale, në zhvillimin dhe avancimin e kornizës rregullative dhe të politikave të komunës.

2.3 Koordinohet ngushtë me Kryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat tjera vendimmarrëse komunale, në hartimin e planit vjetor të komunës, me qëllim të reflektimit të reflektimit të prioriteteve të objektivave që përmbajnë dokumentet strategjike komunale, duke marrë parasysh dhe me qëllim te kryerjes së obligimeve që dalin për komunën nga të gjitha dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian dhe marrëdhëniet Kosovë – BE.

2.4 Koordinohet dhe konsultohet ngushtë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave) dhe me Ministrinë e Integrimit Evropian, me qëllim të sigurimit të harmonizimit të prioriteteve dhe politikave të Komunës me kornizën nacionale legjislative dhe të politikave për vetëqeverisje lokale dhe për integrim evropian, si dhe me qëllim të reflektimit të dokumenteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vetëqeverisje lokale dhe integrim evropian.

2.5 Koordinohet dhe konsultohet ngushtë me strukturat udhëheqëse komunale (Kryetari i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Drejtorët e Drejtorive dhe strukturat tjera relevante komunale), strukturat qendrore ( MAPL dhe MIE) për të siguruar pajtueshmërinë e kornizës rregullative dhe të politikave komunale me standardet e BE-së.

2.6 Merr pjesë në përcaktimin dhe planifikimin e aktiviteteve të Komunës në kuadër të dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me MAPL-në dhe MIE.

2.7 Bën monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të prioriteteve dhe dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian dhe obligimeve të Komunës që dalin nga agjenda evropiane.

2.8 Koordinohet dhe bashkëpunon ngushtë me MAPL-në dhe MIE, për të siguruar reflektimin e sfidave, nevojave, prioriteteve, si dhe raportimin e arritjeve të Komunës në punën e rregullt të strukturave Koordinuese Ndër-Institucionale për Integrim Evropian.

2.9 Koordinon në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe atë të Integrimit Evropian, programin dhe implementimin e asistencës së BE-së dhe të asistencës nga burimet e tjera të jashtme ( bilaterale dhe multilaterale), në kuadër të Komunës.

2.10 Ofron mbështetje dhe këshilla shërbimeve juridike të Komunës dhe Komisioneve të Kuvendit Komunal me qëllim të reflektimit të Acquis dhe politikave përkatëse të BE-së në zhvillimin e kornizës rregullative të Komunës, si dhe kujdeset që reforma e kornizës rregullative komunale të reflektohet në punën e ekzekutivit dhe legjislativit të Komunës.

2.1.1 Koordinohet dhe bashkëpunon me Zyrën e Personelit në Komunë për ngritjen e kapacitetit të stafit në çështjet që lidhen me Integrimin Evropian.

2.1.2 Koordinohet dhe bashkëpunon ngushtë me Zyrën për Informim në Komunë për çështjet  e komunikimit dhe informimit që kanë të bëjnë me Integrimin Evropian.

2.1.3 Ndërmerrë të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga Kryetari i Komunës që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e zyrës.