2024/10/31 - 6:51
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, ku janë diskutuar dhe miratuar me shumicë votash 11 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, dhe në të morën pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorët e drejtorive komunale anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe qytetarë të ndryshëm.
𝐏𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐞 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐬𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞̈:
1. Procesverbali i mbledhjes së jashtëzakonshme i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 19.09.2024
2. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 30.09.2024.
3. Propozim vendim për caktimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për Drejtor në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore të Komunës së Drenasit
4. Draft Propozim Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2025-2029.
5. Raporti Financiar Janar- Shtator 2024.
6. Raport për implementimin e rekomandimeve që dalin nga Raporti i Auditimit të pasqyrave vjetore financaire të Komunës së Drenasit për vitin Fiskal 2023.
7. Propozim vendim për Plotësim-ndryshimin e vendimit nr. 02-400/01-45467 të dt. 13.09.2024 për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake.
8. Propozim Vendim për plotësim/ndryshimin e Komitetit për Komunitete nr.12-030/01-65508 i dt.23.12.2021 i plotësuar me vendimin nr.02-030/01-14938 të dt.28.03.2023
9. 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐦 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞𝐬𝐢𝐦/𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚 𝐧𝐫. 𝟏𝟐/𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟓𝟓𝟎𝟗 𝐢 𝐝𝐭. 𝟐𝟑.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟏.
𝐊𝐣𝐨 𝐩𝐢𝐤𝐞̈ 𝐮 𝐭𝐞̈𝐫𝐡𝐨𝐪 𝐧𝐠𝐚 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥.
10. Vendim për plotësim/ndryshimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit nr.02-020/04-14930 i dt.28.03.2023
11. Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u diskutuan dhe miratuan me shumicë votash, përveç pikës së nëntë (9), e cila, edhe pse ishte propozuar nga subjekti politik LVV, i njëjti subjekt propozoi të tërhiqet nga rendi i ditës.
Më gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 31.10.2024 mund ta ndiqni në rrjetin social Facebook;
https://www.facebook.com/share/v/15RQdyaKDz/?mibextid=WC7FNe