Republika e Kosoves

Gllogoc

Drejtoria e Inspekcionit

 

Emri dhe mbiemri: Petrit Sinani

Pozita: Drejtor i Drejtorisë

Kontakt: 049 – 809-051

E-mail:petrit.sinani@rks-gov.net

 

Përgjegjësitë e Drejtoratit:

a)      Kryen inspektime në mbështetje të Ligjit për fusha të ndryshme;

b)      Bënë inspektimin e ndërtimeve të objekteve të ndërtimit kolektiv, privatë, objekteve afariste, rrugëve dhe kanalizimeve të ujërave fekale;

c)      Kryen inspektimin në fushën sanitare në mbështetje të Ligjit përkatës;

d)      Kryen inspektimin nga fusha e veterinës në mbështetje të Ligjit përkatës;

e)      Kryen inspektimin në fushën e mbrojtjes së ambientit n ë mbështetje të Ligjit përkatës;

f)       Kryen inspektimin e veprimtarive ekonomike dhe bizneseve të ndryshme në Komunë duke kontrolluar të gjitha bizneset e regjistruara dhe ato të cilat janë të pa regjistruara dhe ndërmerr veprimet përkatëse ligjore;

g)      Kryen inspektimin financiar, inspektimin e tregut dhe çmimeve në pajtim me Ligjin përkatës;

h)      Kryen inspektimin nga lëmi i bujqësisë në pajtim me Ligjin përkatës;

i)        Kryen inspektimin e shërbimeve komunale, rrugëve shesheve, parqet, varrezat, përcjellja e trafikut të auto taksive, kombi taksive, autobusëve dhe automjeteve për transport, reklamat e ndryshme të bizneseve dhe të tjera;

j)        Kryen inspektimin rreth parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri si dhe fatkeqësitë tjera elementare;

k)      Kryen inspektimin  e kushteve të punës bazuar në Ligjin për Inspektimin ndaj punëdhënësit  apo përfaqësuesit të tij dhe ndaj punëtorëve dhe

l)        Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i vet, të përcaktuara nga Kryetari dhe në mbështetje në Ligjet përkatëse.