Republika e Kosoves

Gllogoc

Sektori i Ndertimit

Inspektorati i Ndërtimit është përgjegjës për:

– Inspektimin e ndërtimeve, instalimeve, renovimeve, zgjerimeve, ndryshimeve, shndërrimeve, si dhe inspektimin e rrënimit të çfarëdo ndërtese apo strukture, përjashtuar punët e zakonshme për mirëmbajtjen e ndërtesave për të cilat nuk nevojitet leje për ndërtim;
– Inspektimin për plotësimin e kushteve urbanistiko-teknike;
– Inspektimin e dokumentacionit teknik (projektet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektimi i lejeve të përdorimit të objekteve);
– Mbikëqyrjen e rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje, përpilimin e procesverbaleve dhe miratimin e vendimeve për ndërprerjen e punëve ndërtimore;
– Harton propozimet për marrjen e vendimeve për rrënim të objekteve dhe nxjerrjen e konkluzioneve përkatëse;
– Inspektimin e kushteve dhe masave të sigurisë, që kanë të bëjnë me sigurimin e objektit dhe objekteve për rreth, si dhe masat për sigurinë e komunikacionit për rreth këtyre objekteve;
– Vërtetimin e dokumenteve burimore, të cilat investitori duhet t’i këtë në dispozicion në vend ndërtim, në përputhshmëri me ligjin;
– Përpilimin e procesverbaleve për gjendjen e punimeve në vend ndërtim, për respektimin ose mosrespektimin e kushteve të përcaktuara për ndërtim, cilësinë e punimeve dhe materialit ndërtimor;
– Marrjen e vendimeve për ndërprerjen (pezullimin) e punimeve, deri në evitimin e parregullsive tekniko- procedurale;
– Hartimin e procesverbaleve dhe fletëparaqitjeve penale dhe kundërvajtëse, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundërvajtëse dhe penale;
– Kryen dhe detyra tjera sipas te përcaktuara me ligj dhe akte tjera nën ligjore.