Republika e Kosoves

Gllogoc

Informatat me Interes për Drejtorinë

KËRKESAT PËR USHTRIM TË VEPRIMTARISË :

Qëllimi i kësaj leje është ushtrimi i veprimtarive të ndryshme afariste si shitjen me pakicë dhe shumicë, zejtari,hoteleri, aktivitete bankare, sigurime, dyqane, sherbime postare dhe bankare, lojërave të fatit, etj.

Pala së bashku me kërkesën dhe dokumentet e përkatëse aplikon fillimisht tek zyra pritëse, pastaj lënda kalon në Drejtorinë e Inspeksionit. Drejtoria Inspeksionit e shqyrton në afat prej 15 ditëve kërkesën e pales dhe merr vendim për lëshimin ose jo të lejës për ushtrimin e veprimtarisë afariste.

Baza ligjore

 

Dokumentet e nevojshme

  1. Kërkesa me shkrim;
  2. Certifikata e biznesit komplet me informatat e biznesit;
  3. Nëse e ka lokalin me qira edhe kontrata e qirasë;
  4. Nëse e ka lokalin  e vet, një faturë të rrymës ose faturë të tatimit në  pronë;
  5. Letërnjoftimi një kopje e pronarit të biznesit.

KËRKESAT PËR PËLQIM SANITAR :

Qëllimi i kësaj procedurë është që të sigurojë respektimin e kushteve sanitare për objekte afariste

Pala (biznesi) bën kërkesën për marrjen e pëlqimit sanitar në Drejtorinë e Inspektoriatit Komunal, përkatësisht në Sektorin Sanitar. Pëlqimi Sanitar i ipet palës (biznesit) nëse janë përmbushur kushtet higjieno – sanitare teknike në bazë të kërkesave të parapara.

Baza ligjore :

LIGJI NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

Udhezimi Administrative Nr.07/2005 detyrat dhe kompetencat inspektorëve të Kosovës

 

Dokumentet e nevojshme

  1. Kërkesa me shkrim;
  2. Certifikata e biznesit komplet me informatat e biznesit;
  3. Nëse e ka lokalin me qira edhe kontrata e qirasë;
  4. Nëse e ka lokalin  e vet një faturë të rrymës ose faturë të tatimit në  pronë;
  5. Letërnjoftimi kopje e pronarit të biznesit;
  6. Fletëpagesa sipas rregullores komunale

KËRKESË PËR INSPEKTIMIN E OBJEKTEVE NDËRTIMORE

Top of Form

Bottom of Form

Kjo procedurë ka për qëllim të vertetoj nëse gjatë ndërtimit të objekteve të kategorisë I dhe II, janë respektuar standardet e parapara me lejen ndërtimore.

Pasi të jetë përfunduar ndërtimi i objekteve (objektet e Kategorisë I dhe II), pala paraqet kërkesen për inspektimin e objektit të ndërtuar. Kërkesa shqyrtohet në Drejtorinë e Inspektoratit dhe nëse ajo i plotëson kushtet e parapara atëherë kjo drejtori merr vendim për të kryer inspektimin e objekteve të ndërtuara.Pasi të jetë kryer inspektimi, drejtoria e inspektoratit nxjerrë vendimin për konstatimin e gjendjes së objektit të ndërtuar, nëse objekti është ndërtuar apo jo konform lejes ndërtimore.

Baza ligjore

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kerkesa (Origjinal)
  • Leternjoftimi (Kopje)
  • Projekti ideor (Kopje)

LEJA MJEDISORE KOMUNALE

 

Mbrotja e mjedisit konform standardeve të parapara gjatë ndërtimit të objekteve të ndryshme.

Pala paraqet kërkesën për leje mjedisore komunale në qendrën me shërbim me qytetarë. Kërkesa pastaj shqyrtohet në Drejtorinë e Inspeksionit respektivisht në sektorin e ambientit. Nëse kërkesa i plotëson kushtet e parapara atëherë Drejtoria e Inspeksionit nxjerr vendimin për dhënien e lejes mjedisore komunale.

Dokumentacioni i kërkuar

  • ” Letërnjoftimi ” (Kopje)
  • Vërtetimi i Tatimit në Pronë (Kopje)
  • Kopja e Planit me koordinata (Kopje)
  • Fleta Poseduese (Kopje)
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Kontrata për shfrytëzimin e ngastrës, nëse ngastra nuk është pronë e aplikuesit. (Kopje)

Baza ligjore

 

ANKESAT E QYTETARËVE DHE TË BIZNESEVE:

  1. Ankesa me shkrim;
  2. Kopja e letërnjoftimit;
  3. Iniciativa qytetare – peticioni i nënshkruar nga qytetarët.

 

Shkarko Formularët:

Formulari për kërkesa

Formulari i njoftimit per fillim te ndertimit

Kërkesa për inspektim te fazave te ndërtimit