2025/02/28 - 3:09
DITA E EFIÇIENCËS SË ENERGJISË – 5 MARS
Ftesë
Të nderuar bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare,
Në kuadër të shënimit të Ditës së Efiçiencës së Energjisë – 5 Mars, ju ftoj të merrni pjesë në aktivitetet që do të organizohen në Komunën e Drenasit, për të diskutuar dhe mësuar më shumë mbi rëndësinë e kursimit të energjisë dhe përdorimit të saj në mënyrë të qëndrueshme. Përmes diskutimeve, eksperiencave praktike dhe shprehjes kreative, këto aktivitete synojnë të angazhojnë qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë në reflektimin mbi të ardhmen e energjisë.
Duke vlerësuar lartë rolin dhe kontributin tuaj, kam nderin të ju ftoj në panelin e diskutimit që do të mbahet me 5 Mars në Sallën e Kuvendit Komunal. Pjesëmarrja juaj do të pasurojë diskutimin dhe do të ndihmojë në ndërgjegjësimin për një përdorim më efiçient të energjisë.
📍 Vendi: Salla e Kuvendit Komunal – Drenas
📅 Data: 5 Mars 2025
⏰ Ora: 13:30
Ju lutem që të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në email adresën : komuna.drenas@rks-gov.net
Këto aktivitete organizohen në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave te Kosovës, OJQ INDEP dhe mbështeten nga qeveria gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Jeni të mirëpritur!
Me respekt,
Ramiz Lladrovci
Kryetar i Komunës