Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal

2024/12/30 - 3:56

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Sot u mbajt mbledhja e rregullt dhe njëherësh e fundit për këtë vit e Kuvendit Komunal të Drenasit, ku u shqyrtuan gjithsej 11 pika të rendit të ditës.
Mbledhja u drejtua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani. Në të morën pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtorët e drejtorive komunale dhe anëtarët e kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin si më poshtë:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal, datë 29.11.2024.
2. Plani i punës i Kuvendit Komunal për vitin 2025.
3. Plani i punës i Kryetarit të Komunës së Drenasit për vitin 2025.
4. Plani i punës për vitin 2025 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
5. Plani i Veprimit për Transparencë Komunale.
6. Rregullorja për Transparencë Komunale.
7. Lista e rreziqeve komunale për vitin 2025.
8. Raporti i vlerësimit të rreziqeve për Komunën e Drenasit gjatë vitit 2025.
9. Informimi mbi aktivitetet e Këshillit për Siguri në Bashkësi nga kryesuesi i KKSB-së për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.
10. Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për krijimin e komisionit që do të ndihmojë dhe rekomandojë kryetarit të komunës për vlerësimin e kërkesave për dhënien e pronave me negocim.
11. Të ndryshme.
Në këtë mbledhje, pikat e rendit të ditës u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash