Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim për debat publik

2025/01/29 - 2:56

Njoftim për debat publik

 

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Doro-Fix” Sh.p.k Stankoc, Gllogoc në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë: 

 

DEBAT PUBLIK

 

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për rritjen e kapacitetit të prodhimit në fabrikën e fasadës, ngjyrave dhe llaçrave në Sankoc, Drenas.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 18.03.2025 në ora 10:00  në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Luigj Gurakuqi” fshati Sankoc, komuna e Gllogocit do të organizohet debat publik nga Kompania “Doro-Fix” Sh.p.k Stankoc, Gllogoc në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1


Meeting ID: 701 265 1943

Passcode: 123456

 

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Doro-Fix” Sh.p.k Stankoc, Gllogoc për rritjen e kapacitetit të prodhimit në fabrikën e fasadës, ngjyrave dhe llaçrave në Sankoc, Drenas.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

 Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  vnm.komente@rks-gov.net

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.