Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/12/12 - 4:19

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Bekim Lestrani, me dt. 19.12.2024 (e enjte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Komunës, thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i dt. 20.11.2024.
2. Plani i Punës i Kuvendit Komunal për vitin 2025.
3. Plani i veprimit për transparencë komunale për Komunën e Drenasit 2025-2028
4. Rregullore Komunale për Transparencë
5. Lista e Rreziqeve komunale për vitin 2025.
6. Raport i vlerësimit të rreziqeve për Komunës e Drenasit gjatë vitit 2024.
7. Raport për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Drenasit për vitin 2024.
8. Të ndryshme