Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
2025/01/22 - 4:40
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Bekim Lestrani, më datë 31.01.2025 (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i dt. 30.12.2024
- Propozim vendim për ndryshim-plotësimin e rregullores, për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
- Propozim vendim për plotësim/ndryshimin e vendimit nr.02-400/01-57008, dt 29.11.2024 për miratimin e Raportit të Komisioneve Komunale përfundimtare për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera.
- Raporti i punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për vitin 2024.
- Raporti Financiar Janar-Dhjetor 2024
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Persona me aftësi të kufizuara.
- Të ndryshme.