Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2025/02/19 - 5:03

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Bekim Lestrani, më datë:  28.02.2025 (e premte) duke filluar në ora 10:00  në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite:|

  1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i dt. 31.01.2025.
  2. Raporti i Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në Komunën e Drenasit për vitin 2024.
  3. Propozim vendim për plotësim ndryshim të vendimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
  4. Të ndryshme