2025/02/28 - 3:30
U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e dyta për vitin 2025, me gjithsej pesë pika të rendit të ditës.
Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, ndërsa në të morën pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari, drejtorët e drejtorive komunale dhe anëtarët e Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin:
Mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim të 27-vjetorit të Masakrës së Likoshanit dhe më pas vijoi me propozimin e kryetarit për përfshirjen e një pike (pika e katërt) në rendin e ditës.
Tutje, të gjitha pikat u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash.
Për më tepër, mbledhjen e zhvilluar sot mund ta ndiqni përmes lidhjeve të mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=dS-uJiuWGdE
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/