Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

2023/11/30 - 4:20

Thirret mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në bazë të  Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht  nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr. 12-030-65513, të datës 23.12.2021 të Kuvendit Komunal, thirret  mbledhja e rregullt e  Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

FTESË

Për anëtarin/ën _________________________, nga  ________________________

që të marrë pjesë në mbledhjen e  rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit. Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 07.12.2023, ditë e enjte, nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.

Rendi i ditës:

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 26.10.2023 https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2023/11/Procesverbal-i-mbledhjes-se-mbajtur-me-date-26.10.2023-3.pdf
  2. Fushatat e organizuara nga KNJKDNJ, ZBGJ nëpër shkolla lidhur me “Trafikimin me qenie njerëzore” dhe përgatitjet për fushatën ”16  Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”.
  3. Vaksinimi i qenve shtëpiak dhe qenve endacak;
  4. Të ndryshme