Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret Seanca Solemne për nderë të 14 Qershorit, Ditrës së Çlirimit të Drenasit

2024/06/11 - 3:38

Në bazë të nenit 43, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040, Për vetëqeverisje lokale, nenit 8 paragrafit: 1 dhe 2 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve Solemne të Kuvendit të Komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci më datë: 14.06.2024 (ditë e premte) duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit, thërret mbledhjen Solemne të Kuvendit të Komunës për nderë të 14 Qershorit “Ditës së Çlirimit të Drenasit”.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. 11:00 – Hapja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës.
2. 11:15- Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci
3. 11:30 – Mbyllja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës