Vizita studimore në Nepal, mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave
2024/12/05 - 4:57
Vizita studimore në Nepal, mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave
Bekim Dobra, udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun në Komunën e Drenasit, si dhe kryesues i Kolegjiumit të Zyrtarëve për Komunikim me Publikun në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka marr pjesë ne një vizitë studimore në Nepal për të shkëmbyer përvojat ndërinstitucionale mes Kosovës dhe Nepalit lidhur me Auditimin Social të projekteve që zhvillohen nga Granti i Performancës.
Ne emër të komunave, në secilin takim që është zhvilluar në këtë vizitë studimore, Dobra ka prezantuar punën e komunave në fushën e transparencës e llogaridhënies, praktikat e komunave të auditimit social dhe përgjithësisht të arriturat e nivelit lokal. Po ashtu ne këtë vizitë, janë shkëmbyer përvojat e mira që mund të zbatohen edhe në vendin tonë, sidomos praktikat e auditimit social dhe gjithë përfshirja e akterëve kyç në zhvillimin e aktiviteteve komunale.
Në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, Organizata Helvetas nga Nepali, ka prezantuar Praktikat e Auditimit Social në Nepal, kryesisht në projektet e ujit të pijshëm dhe kanalizimit, projekte nga donatorët. Ndërsa vizitat studimore janë zhvilluar në Surkhet në Provincën Karnali, ku është vizituar Komuna e Lekbeshit dhe Komuna Gurans, ku janë zhvilluar takime me grupet të përfshira në Auditimin Social, OJQ lokale, grupe nga të rinjtë dhe kryetar të këtyre dy komunave. Vizita studimore është përmbyllur në Nagarkot, ku së bashku me Helvetas Nepali dhe Helvetas Kosova, është mbajtur seancë interaktive për të identifikuar mësime të transferueshme për kontekstin e Kosovës dhe anasjelltas.
Kjo vizitë studimore është mundësuar nga Helvetas Nepali dhe është mbështetur nga Helvetas Kosova, ku kanë marr pjesë përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, nga OJQ KCSF, D+, KVRL dhe shoqëri tjera civile në Kosovë.
Kryetari i Komunës, Gurans, ka shprehur gatishmërinë e binjakëzimit mes kësaj komune dhe komunës së Drenasit, ku kjo e fundit do të vepron sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë.