2025/02/06 - 4:08
Vizitë në Shërbimin Paliativ të QKMF Drenas
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, e udhëhequr nga Lumnije Gjoshi-Krapi, ka vizituar shërbimin paliativ të QKMF-së në Drenas. Gjatë kësaj vizite, është diskutuar me ekipin paliativ për:
✅ Kushtet e punës dhe pajisjet aktuale
✅ Sfidat e përditshme me të cilat përballen
✅ Mundësitë për përmirësime në ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Në vitin 2024, në komunën e Drenasit janë realizuar 3,383 vizita paliative, një tregues i përkushtimit tonë për të siguruar kujdes dinjitoz dhe profesional për pacientët në nevojë.
Drejtoria për Shëndetësi do të vazhdojë mbështetjen për këtë kategori, duke ofruar shërbime të vazhdueshme dhe cilësore. Përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore dhe mbështetja e profesionistëve të shëndetësisë mbetet prioritet yni kryesor.