Kryetari i Komunës
Kryetari i Komunës
z. Ruzhdi Shehu
Tel : +383 49 742 742
E-Mail: ruzhdi.shehu@rks-gov.net
Ruzhdi Shehu është lindur me 15 shkurt 1961 në Junik. Është i martuar me znj. Lumnije Lekaj-Shehu. Ata janë prindër të katër (4) fëmijëve: Visari, Vjosa, Edona dhe Yjvesa.
Shkollimi:
- Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje ish-shkolla fillore “Hysni Dobruna” në Junik.
- Shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin “Vllezërit Frashëri” në Deçan.
- Studimet themelore i ka kryer në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
- Studimet Master i ka kryer në Fakultetin e Administratës Publike dhe Shkencave Politike të Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni të Veriut.
Përvoja profesionale më herët ndër të tjera përfshinë:
- Udhëheqës i Sektorit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve në Inspektoratin e Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
- Nga viti 2016 është zv. Kryesues i Trupit Kordinues për Mbikëqyrjen e Tregut në Kosovë.
- Më parë ka qenë Kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në vitet 2006-2008 z. Shehu ka qenë Drejtor Ekzekutiv në Komunën e Junikut.
- Gjatë viteve 2003-2006 ka qenë Inspektor Tatimor dhe Menaxher i Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj të Kosovës pranë Administratës Tatimore të Kosovës.
- Në vitet 1992-1999 ka qenë Kryetar i Këshillit Komunal për Financim në ish-sistemin paralel në Junik.
- Ndërsa gjatë viteve 1985-1994 ka qenë udhëheqës i përgatitjes operative të prodhimit në Fabrikën e tekstilit “Junitex” në Junik.